City rikthehet te fitorja

City rikthehet te fitorja

Sport dhjetor 03, 2019 - 23:07
Detajet

Manchester City është rikthyer të fitorja pas atij barazimi 2:2 në fundjavë ndaj Newcastle Unitedit, shkruan zeri.info

Ekipi i Pep Guardiolas triumfoi në udhëtim te Burnley me shifrat 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të ligës angleze.

Gabriel Jesus shënoi për 1:0 në minutën e 24-t, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Ishte sërish sulmuesi brazilian që e gjeti golin e dytë në minutën e 50-të pas asistimit të Bernardo Silvas.

Rodri shënoi një gol të bukur në minutën e 68-të, kurse shifrat në 4:0 i çoi Riyad Mahrez (87’).

Golin e vetëm për Burnleyn në këtë takim e shënoi Robbie Brady në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë, 8 më pak sesa Liverpooli, që nesër do ta presë në shtëpi Evertonin./Zëri