Pochettino flet për rikthimin e tij, tregon se ku dëshiron të punojë

Pochettino flet për rikthimin e tij, tregon se ku dëshiron të punojë

Sport dhjetor 03, 2019 - 22:19
Detajet

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se është I hapur për të dëgjuar oferta në Evropë, derisa planifikon rikthimin e tij, transmeton zeri.info

47-vjeçari kaloi pesë vite e gjysmë në krye të Tottenhamit para se të shkarkohet në muajin e kaluar dhe të zëvendësohet nga Jose Mourinho.

“Ka shumë klube dhe projekte atraktive për mua që t’i vlerësoj. Është qëllimi im që të rikthehem të menaxhoj në Evropë. Por, tani më duhet të jem i qetë për disa ditë dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pochettino./Zëri