
Gjiganti italian në bisedime me Gattuson
Sport
dhjetor 03, 2019 - 22:00
Detajet
Gennaro Gattuso është kontaktuar nga Napoli dhe Fiorentina, shkruajnë mediet italiane, transmeton zeri.info
Carlo Ancelotti pritet që të shkarkohet nga Napoli, derisa kandidati kryesor për ta zëvendësuar shihet Gattuso.
“Calciomercato” shkruan se drejtori sporti i Napolit, Cristiano Giuntoli e ka kontaktuar Gattuson gjatë 48 orëve të fundit për të diskutuar ardhjen e tij të mundshme, qoftë në fund të edicionit apo më herët.
“Radio Marte” raporton se Aurelio De Laurentiis tashmë ka vendosur që Ancelotti të shkarkohet pas ndeshjes së fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ndaj Genkut më 10 dhjetor dhe ta punësoj Gattuson./Zëri