E pritën me lule në Jordani, por kushti i vendosur nga klubi, bëri që ish-trajneri i Prishtinës të refuzojë ofertën e majme

E pritën me lule në Jordani, por kushti i vendosur nga klubi, bëri që ish-trajneri i Prishtinës të refuzojë ofertën e majme

Sport dhjetor 03, 2019 - 21:09
Zbuloni detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Thaqi, ditë më parë e ka provuar një aventurë interesante

Thaqi i cili në Kosovë ka punuar në ekipe si 2 Korriku, Trepça, KEK-u, FC Prishtina dhe Flamurtari, ishte afër që së bashku me trajnerin e njohur nga Shqipëria, Skënder Gega, ta merrte drejtimin e skuadrës nga Jordania, Al Ramtha

Thaqi do të punonte si ndihmës i Gegës që edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion në Shqipëri me Partizanin e Tiranës

Thaqi në një bisedë për Zëri.info zbulon se ai dhe Gega kanë qenë shumë afër të arrinin marrëveshje me këtë skuadër.

Image

"Marrëveshja ka qenë shumë afër që të arrihet. Ata kanë qenë shumë të interesuar madje në aeroport na kanë pritur me lule. Në Jordani kemi qëndruar pesë ditë, por nuk nënshkruam kontratë pasi që ne kërkuam që të qëndrojmë në kryeqytetin e Jordanisë (Oman) dhe të udhëtojmë me vetura për stërvitje të skuadrës që ishte diku rreth 1 orë e 20 minuta me veturë", ka thënë Arsim Thaqi për Zëri.info.

"Zyrtarët e klubit kërkuan që në të qëndrojmë në qendrën stërvitore të klubit pasi që në Oman ishin edhe ekipet rivale të tyre dhe ata pretendonim se mund të ndodhte diçka. Ne nuk pranuam që të vendosemi për banim në qendrën e tyre", shtoi Arsim Thaqi.

Image

Ai në fund zbuloi se përkundër insistimit të presidentit të klubit, Al Ramtha që trajnerët shqiptarë të firmosnin me këtë skuadër, ata nuk ndryshuan mendje.

"Presidenti dhe zyrtarët e klubit e ndërruan edhe ofertën financiare që të na bindin, mirëpo ne vendosëm që të kthehemi. Oferta financiare ka qenë shumë e mirë, por ne nuk qëndruam", përfundoi Arsim Thaqi. /Zëri.info

Image