Vuan nga një sëmundje në mushkri, familja kërkon ndihmë për zyrtarin e klubit nga Prishtina, Rushit Ballovci

Vuan nga një sëmundje në mushkri, familja kërkon ndihmë për zyrtarin e klubit nga Prishtina, Rushit Ballovci

Sport dhjetor 03, 2019 - 20:29
Zbuloni detajet

Zyrtari i klubit të futbollit 2 Korriku nga Prishtina, Rushit Ballovci, vuan nga një sëmundje e mushkërive, shkruan Zëri.info.

Familja Ballovci nga Prishtina ka kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë, ndihmë për familjarin e saj, Rushitin.

Trajtimi i Rushit Ballovcin kushton 15 mijë euro, shumë të cilën familja nuk e ka.

“Rushiti ka nevojë për ndihëm tuaj që ta kalojë këtë sfidë. Përjetësisht falënderues ndaj të gjithë atyre që ndihmuan dhe që do t’i ndihmojnë Rushitit”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale. /Zëri.info

Image