Challandes flet për Kosovën në mediumin zviceran

Challandes flet për Kosovën në mediumin zviceran

Sport dhjetor 03, 2019 - 19:50
Detajet

Bernard Challandes ka folur për të ardhmen e tij si trajner i Kosovës në një intervistë për mediumin zviceran “rts.ch”, transmeton zeri.info

68-vjeçari u pyet se a do të ishte i interesuar që ta merrte drejtimin e  kombëtares zvicerane, derisa u përgjigj se kjo gjë do të ishte një nder për të.

Por, tha se momentalisht ka kontratë me Kosovën dhe shpreson që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

“Sigurisht, kjo do të më kishte interesuar, por tash mendoj se e kam kaluar moshën. Është e vërtetë që për një trajner, të drejtojë vendin e tij është një nder I veçantë”, u shpreh Challandes.

“Momentalisht jam trajner I Kosovës dhe dua t’i shkoj kontratës deri në fund, duke shpresuar që të kualifikohemi në Evropian. E di që në këtë punë, duhet një energji e madhe unë nuk dua të vazhdoj nëse nuk e ndjej forcën e nevojshme. Edhe nëse veproj sipas instinktit, mendoj për pensionimin, po”, ka shtuar ai./Zëri