Lokomotiva e shkatërron Shibenikun, shqiptarët shënojnë dy gola

Lokomotiva e shkatërron Shibenikun, shqiptarët shënojnë dy gola

Sport dhjetor 03, 2019 - 19:41
Detajet

Lokomotiva e Zagrebit ka korrur fitore të thellë ndaj Shibenikut në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kroacisë, shkruan zeri.info

Lokomotiva triumfoi në udhëtim me rezultat 4:0, derisa dy gola u shënuan nga shqiptarët.

Myrto Uzuni shënoi në minutën e 27-të për 1:0, kurse Enis Cokaj realizoi për 3:0 në minutën e 82-të.

Ndërkohë, për gjigantin kroat u paraqit edhe reprezentuesi kosovar, Lirim Kastrati./Zëri