Mediumi anglez: Bersant Celina do të dalë humbës nëse kjo gjë ndodhë te Swansea

Mediumi anglez: Bersant Celina do të dalë humbës nëse kjo gjë ndodhë te Swansea

Sport dhjetor 03, 2019 - 19:22
Detajet

Disa lajme shqetësuese janë duke ardhur për Swansean derisa afrohet afati kalimtar i janarit, transmeton zeri.info

Trajneri i Bournemouthit, Eddie Hoëe ka zbuluar se ai është duke e konsideruar rikthimin në skuadër të sulmuesit Sam Sturridge, i cili momentalisht është i huazuar te Swansea.

Sturridge ka shkëlqyer këtë edicion, duke realizuar dy gola vendimtar dhe duke pasur ndikim si titullar në lojë dhe si rezervist.

Por, nëse ai largohet nga klubi uellsian do të ketë nj fitues dhe një humbës, shkruan “footballleagueëorld.co.uk”.

Fituesi do të jetë sulmuesi tjetër, Borja Baston, i cili do të ketë më pak konkurrencë.

Kurse, humbësi do të jetë Bersant Celina.

Kosovari mbetet një prej krijuesve brilant të Swanseas, por ai ka vuajtur këtë edicion, duke kontribuar me vetëm 2 gola dhe 1 asistim në 18 ndeshje.

Një gjë është se ai mund të rikthehet sërish me një konkurrencë të fortë në sulm.

Por, me largimin e Sturridget kjo gjë vështirësohet dhe Celina mund të ketë shanse më të limituara për ta treguar veten, shkruan më tej mediumi anglez./Zëri