Zbulohet renditja e Kosovare Asllanit në garën për 'Topin e Artë', futbollistes që pozoi me shqiponjën dy-krenare sonte

Zbulohet renditja e Kosovare Asllanit në garën për 'Topin e Artë', futbollistes që pozoi me shqiponjën dy-krenare sonte

Sport dhjetor 02, 2019 - 23:27
Detajet

Në gala-mbrëmjen e mbajtur sonte në Paris nga 'France Football', sonte është shpallur fituesi i 'Topit të Artë'.

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është shpallur fitues duke lënë pas vetes Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon, raporton Zëri.info.

Përveç 'Topit të Artë', sonte u shpall edhe fituesja e 'Topit të Artë' për femra, çmim i cili i takoi Megan Rapinoes, futbollistes amerikane.

Për këtë çmim ishte e nominuar edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila luan për Real Madridin në konkurrencën e femrave.

Image

Asllani u rreshtua në vendin e 16-të nga 20 kandidatet e nominuara për këtë çmim.

Si gjithnjë, edhe sonte, Asllani nuk e harroi prejardhjen e saj.

Në tapetin e kuq, Asllani pozoi me shqiponjën dy-krenare./Zëri.info