Edon Zhegrova për futbollistin e Young Boys: Ai më gërvishi dorën si një tigër

Edon Zhegrova për futbollistin e Young Boys: Ai më gërvishi dorën si një tigër

Sport dhjetor 02, 2019 - 23:02
Detajet

Kundër Young Boys, Edon Zhegrova ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes për Baselin, derisa fjalë të mëdha për të pati edhe bashkëkombasi i tij Taulant Xhaka.

Futbollisti nga Kosova bëri një paraqitje mbresëlënëse dje duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 3:0 ndaj Young Boys, shkruan Zëri.info.

Në mes të tjerash, pas ndeshjes ai foli edhe për një duel me mbrojtësin e YB Ulisses Garcia

Image

"Ai më gërvishti dorën sikur një tigër", tha Zhegrova pas ndeshjes.

Me paraqitjen e tij, Zhegrova mori edhe njëherë vëmendjen e mediave zvicerane derisa mahniti 30 mijë tifozët në 'St Jakob Park'.

"Ai është shou-men, i mirë, brenda dhe jashtë fushës", tha bashkëlojtari i tij Taulant Xhaka.

Image

Ndërkaq, për Xhakën foli edhe Zhegrova, i cili u shpreh mirënjohës për ndihmën.

"Ai më ndihmon mua shumë dhe më këshiillon. Është më i vjetër se unë dhe ka më shumë përvojë", u shpreh Zhegrova./Zëri.info