Emocionale: Antonella reagon në këtë mënyrë pasi Messi fitoi 'Topin e Artë'

Emocionale: Antonella reagon në këtë mënyrë pasi Messi fitoi 'Topin e Artë'

Sport dhjetor 02, 2019 - 22:37
Detajet

Lionel Messi është fitues i çmimit më të vlefshëm individual në botë 'Topi i Artë', raporton Zëri.info.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga 'France Football' në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Image

Ishte ky 'Topi i Artë' i gjashtë në karrierë për sulmuesin nga Argjentina.

Pas triumfit të Messit, ka reaguar edhe gruaja e argjentinasit, Antonella Roccuzzo.

Pas ceremonisë, ajo është shprehur e lumtur me yllin e Barcelonës.

Image

"Nuk mund të jem më krenar se tani për arritjet tuaja. E lumtur të jem gjithnjë në anën tënde Leo Messi", tha Antonella./Zëri.info