Ronaldos nuk do t'i pëlqejë kjo që sapo Modric tha për Messin

Ronaldos nuk do t'i pëlqejë kjo që sapo Modric tha për Messin

Sport dhjetor 02, 2019 - 22:19
Detajet

Lionel Messi e ka fituar çmimin më të vlefshëm individual në botë 'Topi i Artë', raporton Zëri.info.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga 'France Football' në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Pas ceremonisë, Leo Messi është shprehur i lumtur, derisa ka falënderuar gazetarët, bashkëlojtarët, Barcelonën dhe të tjerët.

Image

Për çmimin në fjalë, Messin e ka përgëzur edhe fituesi i këtij çmimi në vitin e kaluar, Luka Modric.

Mesfushori kroat, që dikur ka luajtur me rivalin e Messit, Cristiano Ronaldo në Madrid, ka thënë:

"Leo Messi është njëri prej më të mirëve të të gjitha kohërave"./Zëri.info