Ronaldo mungoi në ceremoninë e 'Topit të Artë', kështu i reagon Messi

Ronaldo mungoi në ceremoninë e 'Topit të Artë', kështu i reagon Messi

Sport dhjetor 02, 2019 - 22:14
Detajet

Lionel Messi është fituesi i çmimit më të vlefshëm individual në botë 'Topi i Artë', raporton Zëri.info.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga 'France Football' në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Pas ceremonisë, Leo Messi është shprehur i lumtur, derisa ka falënderuar gazetarët, bashkëlojtarët, Barcelonën dhe të tjerët.

Gjithashtu, Messi e ka komentuar edhe mungesën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë sontme në Paris.

Ai shkurt ka thënë: "Ronaldo nuk ishte prezent në ceremoni jo për shkak që e ka humbur çmimin"./Zëri.info

Image