Ekipi serb që bëri humor me tragjedinë e Shqipërisë, shkatërrohet si kurrë më parë

Ekipi serb që bëri humor me tragjedinë e Shqipërisë, shkatërrohet si kurrë më parë

Sport nëntor 30, 2019 - 17:58
Detajet

Ekipi i Javor në Serbi zgjodhi të bënte humor të zi me tërmetin në Shqipëri. Pas humbjes me rezultatin 6-2 në datën 22 nëntor ndaj Partizanit të Beogradit.

“Nuk u surprizuam nga tërmeti, me ne vazhdimisht ka lëkundje”, do të shkruante skuadra serbe në “Tëitter”, duke u bazuar te lëkundjet e tokës dhe katastrofës së ndodhur në Shqipëri.

Por e gjitha kjo tallje u është kthyer mbrapsht Javorit, pasi ka marrë humbjen më të thellë në kampionat. Në ditën e sotme ka humbur me rezultatin 0-7 ndaj Radnickit, duke iu dorëzuar totalisht këtij rivali dhe duke marrë edhe një mesazh të mirë se duhet të kenë më shumë kujdes me klubin e tyre sesa të qeshin me fatkeqësitë e ndodhur në vendin fqinj.