Telashe për Juventusin, tre yje i mungojnë në ndeshjen ndaj Atalantës

Telashe për Juventusin, tre yje i mungojnë në ndeshjen ndaj Atalantës

Sport November 22, 2019 - 18:53
Detajet

Kampioni i Italisë, Juventusi këtë vikend e ka një sfidë shumë të vështirë ku ballafaqohet me Atalantan derisa këtë sfidë shumë më të vështirë e bëjnë edhe mungesat e shumta në kampin e “Zonjës së Vjetër”, shkruan Zëri.info.

Nëse Atalanta do të vuajë mungesat e sllovenit Iliçic dhe ukrainasit Malinovsky që janë të skualifikuar dhe kolumbianit Duvan Zapata që nuk është rikuperuar ende, bardhezinjtë këtë të shtunë nuk do të kenë në dispozicion yllin e skuadrës së tyre Cristiano Ronaldo.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Maurizio Sarri për transfertën bergamaske bie në sy mungesa e sulmuesit portugez. Ja ka dalë të rikuperohet në kohë ndërkohë lideri i mesfushës Miralem Pjanic ndërkohë që 2 mungesa të tjera për shkaqe dëmtimi janë ato të Alex Sandros dhe Adrien Rabiot.

Për Ronaldon objektivi është të kthehet për ndeshjen e Championsit ndaj Alteticos së Madridit. /Zëri.info