Befason Munishi, ka një mesazh për Genc Nuzën pasi ky i dha kartonin e kuq

Befason Munishi, ka një mesazh për Genc Nuzën pasi ky i dha kartonin e kuq

Sport November 22, 2019 - 18:38
Detajet

Ballkani sot ka fituar një ndeshje të madhe duke e mposhtur rivalin direkt për titull Gjilanin në sfidën e javës së 16-të të piko Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo sfidë që solli tre gola dy për Ballkanin e një për Gjilanin pati një moment interesant kur gjyqtari kryesor Genc Nuza e ndëshkoi trajnerin e Ballkanit Ismet Munishin me karton të kuq.

Munishi pak më parë përmes llogarisë së tij në Facebook ka befasuar me një mesazh që i ka drejtuar Nuzës duke thënë se ai është referi më i mirë në Kosovë dhe nëse e ka pa të arsyeshme kartonin e kuq atëherë e paska merituar.

“Referi më i mirë në Kosovë Genc Nuza. Nëse ai e ka pa të arsyeshme atëherë plotësisht e kam merituar të largohem. Është kënaqësi e veçantë me pa duke referuar”, ka shkruar Munishi./Zëri.info.

Image