‘Batatina - Plaku’, ja çka po ndodh tash pas kritikave dy javë më parë

‘Batatina - Plaku’, ja çka po ndodh tash pas kritikave dy javë më parë

Sport November 22, 2019 - 17:51
Detajet

Humbja e thellë e Llapit nga Prishtina në javën e 15-të në stadiumin “Zahir Pajaziti” kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek trajneri llapjanë Tahir Batatina. shkruan Zëri.info.


Ai pas ndeshjes pati akuza ndaj lojtarëve të tij duke thënë se mënyra qysh janë sjellë në fushë nuk do të lejohet, derisa më theks të veçantë ishte ndalur te sulmuesi Sebino Plaku por edhe te portieri.

Image

“Sebino Plaku është jashtë elementit për lojë, ai ka menduar që në Kosovë do ta ketë shumë lehtë, por këtu luhet futbolli shumë i fortë dhe ai nuk po mund të adaptohet.

Jemi munduar ta mbajmë ekipin me këmbë tokë, të shfaqim maksimumin, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke parashikuar”, kishte thënë Batatina pas ndeshjes.

Menjëherë pas kësaj deklarate u mendua se e ardhmja e Plakut të Llapi ka përfunduar, megjithatë, gjërat dy javë më vonë duken stabile dhe sulmuesi vazhdon të punojë pa problem.

“Jo jo aspak të vërtetë nga ato fjalë nuk ka. Plaku ka stërvitur rregullisht gjatë gjithë javës dhe unë nuk kam pa ndonjë pakënaqësi tek ai po trajneri” ka thënë për Zëri.info një burim i afërt me klubin llapjan.

Llapi nesër nga ora 13:00 do të ndeshet me Dritën në Gjilan në një sfidë që po cilësohet vendimtare për të skuadrën llapjane dhe gjasat që Plaku të luajë titullar janë shumë të mëdha. /Zëri.info