Klopp flet nëse Shaqiri do të largohet nga Liverpooli

Klopp flet nëse Shaqiri do të largohet nga Liverpooli

Sport November 22, 2019 - 17:21
Detajet

Trajneri gjerman Jurgen Klopp i është kthyer edhe njëherë çështjes “Shaqiri”.

Futbollisti shqiptar me pasaportë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk po gjen hapësira tek Liverpooli dhe kjo e ka acaruar situatën deri në atë masë sa u fol për një largim të mundshëm të tij nga skuadra angleze, shkruan Zëri.info.

“Ai ishte pesë javë i lënduar dhe kjo ishte një periudhë ku nuk u pa si lojtar. Para kësaj, ne folëm rreth tij që nuk kishte shumë ndeshje sa donte, por kjo ishte e tëra.

Kur jam me të, ai duket i lumtur dhe në rregull këtu, dhe spekulimet mbesin spekulime, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nuk kam ndonjë ide se çfarë të them për këtë” ka thënë tutje gjermani./Zëri.info