Ballkani e fiton derbin ndaj Gjilanit

Ballkani e fiton derbin ndaj Gjilanit

Sport November 22, 2019 - 12:51
Detajet

Ballkani e ka fituar derbin ndaj Gjilanit me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Të tri golat e këtij derbi janë shënuar në pjesën e parë.

Blendi Baftiu në minutën e 14’, i dha epërsinë e parë Ballkanit, ndërsa Jetmir Topalli në minutën e 23’, çoi në 2:0 epërsinë.

Gjilani ngushtoi epërsinë në minutën e 43’,kur shënoi me Gerhard Progni.

Me këtë fitore, Ballkani rrëmben vendin e parë në Superligë, duke kryesuar me 34 pikë, ndërsa Gjilani kalon në vendin e dytë, me 31 pikë.

Ballkani - Gjilani 2:1

93' Gjilani rrezikon serish me Shabanin, shpëton Ballkani

92' Muhamed Huseini lëshon mundësi në fund të ndeshjes për Gjilanin. Huseini gjendet mirë në zonë, por goditja e tij është e plogësht dhe pritet nga portieri Armend Ruxhi

85' Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Genc Nuza për shkak të protestave

74' Dridhet shtylla në Therandë. Pas një harkimi nga këndi dhe pasimeve më kokë në zonë ndërmjet Topallit e Berishës, topi shkon deri te Baftiu i cili gjuan me kokë, por topi përfundon në shtyllë

54' Edvin Kuç i Ballkanit depërton bukur nga mesi i fushës, pason për Blend Baftiun, ky i fundit godet fuqishëm topi shkon mbi portë

52′ Besnik Krasniqi i Ballkanit tenton nga ndërprerja. I vëmendshëm tregohet Kenan Haxhihamza

48′ Arbër Hoxha provon me kokë, por topi shkon portë, shpëton Gjilani

46' Nis pjesa e dytë

45' Përfundon pjesa e parë

40' Gjilani provon ta barazojë rezultatin me Fjoart Jonuzin që godet fuqishëm nga distanca, "fluturon" Armend Ruxhi për ta ruajtur rezultatin në 2:1

GOL: 37' Rihapet ndeshja në Suharekë. Gjilani e ngushton epërsinë në 2:1 me golin e realizuar nga Gerhard Progni, i cili shënon pas një gabimi në mbrojtje të Besnik Krasniqit

36' Besnik Krasniqi rrezikon nga e majta me një goditje të fortë, topi nuk shkon në cak

32' Spektakël futbolli në Therandë. Arbër Hoxha i pandalshëm nga e majta, depërton deri të vija fundore, harkon në zonë për Besnik Krasniqin, i cili gjuan mbi portë

28' Ballkani nuk ndalet së rrezikuar. Arbër Hoxha futet bukur në zonë, gjuan, por në momentet e fundit e largon topin Frenx Veliu

GOL: 25' Ballkani e dyfishon epërsinë në 2:0 me një gol spektakolar të realizuar nga Jetmir Topalli, i cili shënon me një goditje nga distanca duke e lënë në vend portierin Kenan Haxhihamza. Ky është një ndër golat më të bukura të realizuara deri më tash në Superligë

GOL: 14' Ballkani kalon në epërsi përmes Blend Baftiut, i cili realizon me kokë pas harkimit të Artur Maganit.

13' Mbrojtësi i Gjilanit, Jackson Ferreira provon goditjen e tij me të parën nga jashtë zonës, por topi përfundon në duart e Armend Ruxhit.

5' Arbër Potoku (Ball) ndal brenda zonës sulmuesin Gerhard Progni, por për gjyqtarin Genc Nuza, gjithçka ishte e rregullt.

1' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Sinani, Potoku, Gashi, Kuc, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani. Trajner: Ismet Munishi

Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Kastrati, Veliu, Ferreira, Jonuzi, Useini, Shabani, Progni, Busic, Hajdari. Trajner: Gentjan Mezani.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati