Mediat gjermane: Trajneri i Werder Bremen ia beson këtë detyrë të rëndësishme Milot Rashicës

Mediat gjermane: Trajneri i Werder Bremen ia beson këtë detyrë të rëndësishme Milot Rashicës

Sport November 22, 2019 - 10:40
Detajet

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon që të fitojë “teren” te skuadra gjermane Werder Bremen, shkruan Zëri.info.

Mediumi gjerman “Weserreport” raporton se trajneri Florian Kohfeldt i Werder Bremenit do ta emërojë me shumë gjasa Milot Rashicën si lojtarin e ri që do t’i gjuajë penalltitë në skuadër, pasi Davy Klaassen nuk është treguar i suksesshëm.

Image

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Vushtrrisë ka treguar formë të lartë me ekipin gjerman dhe po është vrastar para portës kundërshtare.

Ylli nga Vushtrria asnjë gol nuk e ka shënuar nga pika e bardhë, por tash e tutje sipas të gjitha gjasave ai do të jetë gjuajtësi i penalltive.

Wessereport raporton se kosovari mund ta fitojë këtë përgjegjësi nga trajneri Florian Kohfeldt, i cili e ka humbur besimin te Davy Klaassen, i cili nuk është treguar i suksesshëm në tentimet e tij. Për këtë gjë foli edhe vetë Klaasen.

Image