Jose Mourinho e do te Tottenhami futbollistin e Kosovës

Jose Mourinho e do te Tottenhami futbollistin e Kosovës

Sport November 21, 2019 - 23:39
Zbuloni detajet

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është një ndër lojtarët më të kërkuar të "Dardanëve" nga skuadrat e mëdha evropiane, shkruan Zëri.info.

Mediat italiane së fundmi kanë shkuara se skuadra e Lazios në Serie A është e interesuar për futbollistin e Fenerbaçes derisa drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mësohet se është gati që t'i ofrojë tetë milionë euro për Muriqin.

Së fundmi sipas "Thelaziali.com", në garë për shtatlartin 25-vjeçar kanë hyrë edhe Atletico Madrid dhe Tottenham.

Image

Klubi i Tottenhamit tashmë drejtohet nga Jose Mourinho që konsiderohet një ndër trajnerët më të mirë në botë.

Muriqi në këtë edicion në 11-të ndeshje me Fenerbaçen i ka realizuar shtatë gola.

Image

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit nuk mundi që t'i shërbejë Kosovës për shkak të një lëndimi në dy ndeshjet e fundit ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë në eliminatoret për "Euro 2020", ndërkohë që mungesa e tij është ndjerë më të madhe te "Dardanët'. /Zëri.info

Image