Ish-trajneri i Tottenhamit këshillon Pochettinon që të shkojë te Arsenali

Ish-trajneri i Tottenhamit këshillon Pochettinon që të shkojë te Arsenali

Sport November 21, 2019 - 23:05
Detajet

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp mendon se Mauricio Pochettino mund ta marrë drejtimin e Arsenalit në rast të largimit të Unai Emeryt, transmeton zeri.info

Pochettino e mbylli aventurën e tij te Tottenhami të martën, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit, derisa u zëvendësua të mërkurën nga Jose Mourinho.

“Me Pochettinon që largohet nga Tottenhami, do të jetë një apo edhe dy trajnerë të Premierligë që do të zgjohen në mëngjes duke menduar, ‘oh Zoti im, kjo nuk është edhe aq mirë”, ka thënë ai.

“Ka klube në Londër që janë duke e kaluar një kohë të keqe. Pse nuk duhet të shkojë ai te Arsenali nëse dëshiron? Ju mendoni se tigozët e Arsenalit nuk do ta donin atë aty? Mund të ndodhë, përderisa ju mund ta bëni punën”, ka shtuar Redknapp./Zëri