Klubi i Superligës së Kosovës i bën ofertë futbollistit të Kosovës, lojtari refuzon

Klubi i Superligës së Kosovës i bën ofertë futbollistit të Kosovës, lojtari refuzon

Sport November 21, 2019 - 23:00
Detajet

Gazeta Olle raportoi gjatë mbrëmjes për interesimin e Feronikelit për mesfushorin e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili e zyrtarizoi sot largimin nga skuadra e tij Eskilastuna në Suedi.

Mesfushori prizrenas ka reaguar në adresë të redaksisë, me qëllimin për t’u sqaruar me opinionin rreth të ardhmes së tij.

Ai e konfirmoi interesimin nga Feronikeli, por tha se nuk e mendon fare rikthimin në Superligë.

Image

“Unë mund të konfirmoj që Feronikeli ka shprehur interesim për mua, por unë nuk e mendoj fare rikthimin në Superligë në këtë moment”, deklaroi Rashkaj për Gazetën Olle.

Rashkaj ishte kërkesë e trajnerit Agim Sopi dhe këshilltarit Albert Bunjaku, që kanë raporte fantastike me mesfushorin.

Ish-kapiteni i Kosovës, ishte përfolur për një transferim të mundshëm në Drenas edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, kontrata që kishte me skuadrën suedeze ia pamundësoi një gjë të tillë.

Mesfushori përmes llogarisë së tij në Facebook ka falënderuar skuadrën suedeze, Eskilastuna, për bashkëpunimin.

“Falënderoj AFC Eskilstuna për bashkëpunimin dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar 29 vjeçari.

Rashkaj ka qenë dy vite më parë pjesë e Superligës së Kosovës te skuadra e Prishtinës, por që kishte qëndruar shumë pak.

29 vjeçari është pjesë e Kosovës që nga viti 2010.

Kurse në vitin e fundit është grumbulluar rregullisht, madje në disa takime është aktivizuar edhe si titullar nga selektori Bernard Challandes.