Mourinho zbulon planet e tij të transferimeve te Tottenhami

Mourinho zbulon planet e tij të transferimeve te Tottenhami

Sport November 21, 2019 - 22:22
Detajet

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho thotë se ai është i lumtur me skuadrën e klubit anglez dhe duket se nuk do të kërkojë fonde të mëdha në afatin kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Mourinho u emërua në krye të Tottenhamit të mërkurën, duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon, i cili u shkarkua të martën.

“Lojtarët, dhurata më e mirë janë këta që gjenden këtu”, ka thënë Mourinho.

“Unë nuk kam nevojë për lojtarë, unë jam shumë i lumtur me lojtarët që i kam”, shtoi ai./Zëri