Zbulohet oferta e Milanit për Ibrahimovicit

Zbulohet oferta e Milanit për Ibrahimovicit

Sport November 21, 2019 - 22:06
Detajet

Milani i ka ofruar Zlatan Ibrahimovicit një kontratë prej gjashtë muajsh me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me një pagë prej 6 milionë eurove, transmeton zeri.info

38-vjeçari do të largohet nga LA Galaxy në fund të këtij viti dhe një rikthim në Milan duket shumë i mundshëm.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani ia ka prezantuar ofertën ish-reprezentuesit suedez.

Ibrahimovici kishte qenë pjesë e Milanit gjatë periudhës 2010-2012, derisa kishte fituar titullin e Italisë më kuqezinjtë.

Ndërkohë, së fundmi është raportuar se edhe Tottenhami është i interesuar për lojtarin./Zëri