Zyrtare: Cuadrado rinovon me Juventusin

Sport November 21, 2019 - 20:50
Detajet

Juventusi ka njoftuar se Juan Cuadrado e ka rinovuar kontratën e tij me klubin torinez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kolumbian ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2022.

Ai është pjesë e Juventusit që prej vitit 2015.

31-vjeçari ka realizuar 15 gola dhe 30 asistime në 155 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”./Zëri