Pas talljes së Balet me Real Madridin, ky është vendimi i Zinedine Zidanet

Pas talljes së Balet me Real Madridin, ky është vendimi i Zinedine Zidanet

Sport November 20, 2019 - 23:08
Detajet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar që ta dënojë Gareth Balen pas talljes së tij kontroverse me klubin madrilen, raportojnë mediet spanjolle, transmeton zeri.info

30-vjeçari e ndihmoi të martën Uellsin që të kualifikohet në Kampionatin Evropian në fitoren 2:0 ndaj Hungarisë.

Por, Bale ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Real Madridit gjatë festës së tij me Ullesin për shkak të një flamuri ku thuhej: “Uellsi. Golfi. Madridi. Në këtë rend”.

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Zidane nuk do të merret me çështjen e Balet dhe është më shumë i brengosur për paraqitjet e lojtarit me fanellën e Realit./Zëri

Image