'Sky Germania' konfirmon lajmin e madh për Granit Xhakën

'Sky Germania' konfirmon lajmin e madh për Granit Xhakën

Sport November 20, 2019 - 13:26
Detajet

“Sky Germany” raporton se Interi dhe Milani janë duke e synuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit Granit Xhaka në janar.

Antonio Conte, trajneri i Interit vazhdimisht e ka përsëritur dëshirën e tij për transferimin e Xhakës për shkak të mangësive në qendër të mesfushës, shkruan Zëri.info.

Nga ana tjetër, Milani synon transferimin e futbollistëve me përvojë për t’i ndihmuar futbollistët e rinjë, dhe beson se ylli i Arsenalit i përshtatet skuadrës.

Karriera e Xhakës në Arsenal pritet të marrë fund pas incidenteve të tij me tifozët në barazimin 2:2 ndaj Crystal Palaces muajin e kaluar.

Dhe mediumi gjerman raporton se ish-anëtari i Borussia Monchengladbach e ka të pashmangshëm largimin e tij nga Arsenali.

Si Interi, ashtu edhe Milani e duan transferimin e Xhakës në huazim me opsionin e blerjes në fund të edicionit./Zëri.info