Faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë poston foto ku Vojvoda kapet keq, komenti i këtij të fundit është epik
FOTO: Laura Hasani

Faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë poston foto ku Vojvoda kapet keq, komenti i këtij të fundit është epik

Sport November 19, 2019 - 23:47
Zbuloni detajet

Faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë në rrjetin social "Instagram", e ka postuar një fotografi derisa sulmuesi anglez, Marcus Reshford, ia futi ndërmjet këmbëve, mbrojtësit të Kosovës Mërgim Vojvoda, shkruan Zëri.info.

Futbollisti kosovar nuk ka hezituar që të komentojë në këtë fonografi përmes profilit të tij.

"Po de po, qita e qitni e të miat jo", shkuar futbollisti nga Drenica për të fituar më pas shumë komente interesante nga tifozët, shkruan Zëri.info.

Image

Futbollisti i cili luan në Belgjikë me Standard Liegen në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë luajti për 90-të minuta duke treguar lojë të mirë.

Kosova e humbi këtë takim të zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë me rezultat 4:0, sfidë e cila i takoi fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian "Euro 2020". /Zëri.info

Image