Kombëtarja angleze poston videon interesante nga ndeshja me Kosovën

Kombëtarja angleze poston videon interesante nga ndeshja me Kosovën

Sport November 19, 2019 - 23:34
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës u mposhtë 4:0 në shtëpi nga Anglia të dielën, në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info

Kosova nuk arriti dot të kualifikohej përmes kësaj kampanje, por do ta ketë edhe një shans përmes Ligës së Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, profili zyrtar i kombëtares angleze në “Instagram” ka postuar një video interesante të golit të katërt, derisa kamera ishte duke e incizuar semaforin që tregonte shifrat 0:3.

“Kameramani: ‘Thjesht një filmim i bukur nga semafori për ta mbyllur natën ...”, shkruan faqja e kombëtares angleze, duke u tallur sepse pas asaj pamje erdhi goli i katërt./Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Cameraman: "Just a nice shot of the scoreboard to finish the night..." ë

A post shared by England (@england) on