Zyrtare: Këto janë skuadrat e kualifikuara në Evropian pas kampanjës kualifikuese

Zyrtare: Këto janë skuadrat e kualifikuara në Evropian pas kampanjës kualifikuese

Sport November 19, 2019 - 22:53
Detajet

Me takimet e ditës së sotme është mbyllur kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Uellsi është skuadra e fundit që është kualifikuar në Evropian, duke iu bashkuar Kroacisë si dy skuadrat e para në grupin E.

Uellsi triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Hungarisë, e cila para këtij takimit ishte në vendin e dytë të grupit E.

Kosova do ta ketë shansin që të kualifikohet në këtë kompeticion përmes Ligës së Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë Veriore.

Këto janë 20 skuadrat që janë kualifikuar në Evropian:

Anglia

Republika Çeke

Ukraina

Portugalia

Gjermania

Holanda

Zvicra

Danimarka

Kroacia

Uellsi

Spanja

Suedia

Polonia

Austria

Franca

Turqia

Belgjika

Rusia

Italia

Finlanda