Vazhdojnë talljet e mediave serbe me stadiumin e ri të Kombëtares, ky titull është i turpshëm

Vazhdojnë talljet e mediave serbe me stadiumin e ri të Kombëtares, ky titull është i turpshëm

Sport November 19, 2019 - 17:44
Detajet

Incidenti i ndodhur në inaugurimin e stadiumit të ri në Shqipëria “Air Albania”, ku për shkak të disa problemeve teknike janë lagur me ujë një pjesë e tifozëve, ka shkaktuar bujë edhe në mediet serbe, transmeton zeri.info

“Teknologjia nuk është për çdokënd! Skenë ‘hit’ nga hapja e stadiumit të ri në Shqipëri: Tifozët e lagur largohen nga tribunat”, është titulli i mediumit serb “kurir.rs”.

Stadiumi i ri në Tiranë u inaugurua të dielën gjatë ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe asaj franceze.

Ndërkohë, kjo ishte ndeshja e fundit e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, derisa kuqezinjtë u mposhtën 2:0./Zëri