Tragjike: Ndërron jetë sportistja 26-vjeçare, nuk i mbijeton dot lëndimeve të marra gjatë meçit

Tragjike: Ndërron jetë sportistja 26-vjeçare, nuk i mbijeton dot lëndimeve të marra gjatë meçit

Sport November 19, 2019 - 17:35
Detajet

Një kikboksiere amatore ka ndërruar jetë pas një lëndimi në tru gjatë një meçi, transmeton zeri.info

26-vjeçarja Saeideh Aletaha u lëndua rëndë të shtunën në një meç të zhvilluar në Southampton.

Ajo u çua në spital pak para orës 21:00 me kohën lokale, por vdiq pak kohë më vonë, thuhet nga policia.

Miqtë e saj kanë shprehur pikëllimin e tyre pas vdekjes së Aletahas.

“Saeideh Aletaha ishte një karakter i dashur me shpirt të bukur”, postoi njëri prej miqve të saj në “Facebook”./Zëri

Image