Moderatoret e sportit kosovar morën vëmendje në 'Fadil Vokrri'

Moderatoret e sportit kosovar morën vëmendje në 'Fadil Vokrri'

Sport November 18, 2019 - 23:35
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', anglezët shënuan katër gola në fitoren 0:4 ndaj Kosovës, shkruan Zëri.info.

Në tribunat e stadiumit 'Fadil Vokrri' ishin prezent personalitet më të njohura në vendin tonë, të cilat e mbështetën pa ndalur Kosovën si mbrëmë, ashtu edhe në ndeshjet e kaluara.

Image

Qëndresa Krelani, e njohur ndryshe si 'Qeqa' me stilin e saj unik edhe njëherë shkëlqeu në stadium.

Përveç saj, në tribunat e 'Fadil Vokrrit' mbrëmë ishin edhe moderatore të tjera të sportit kosovar.

Image

Bëhet fjalë për Elmira Sadrija dhe Maki Bajramin, ku të dyja bukuroshet kosovare ishin në elementin e duhur mbrëmë.

Ndryshe, Kosova u mposhtë mbrëmë nga Anglia me rezultat 0:4 në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Anglia është kualifikuar në 'Euro 2020', derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë nga Liga e Kombeve./Zëri.info