Zyrtare: Këto janë Kombëtaret që deri më tani e kanë siguruar pjesëmarrjen në 'Euro 2020'

Zyrtare: Këto janë Kombëtaret që deri më tani e kanë siguruar pjesëmarrjen në 'Euro 2020'

Sport November 18, 2019 - 22:51
Detajet

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', sonte janë zhvilluar tetë ndeshje interesante.

Zvicra ka arritur që ta prejë biletën për Kampionatin Evropian me një fitore të thellë 1:6 ndaj Gjibraltarit, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, në grupin F, Spanja e 'demoloi' Rumaninë duke e mposhtur me rezultat 5:0 në 'Wanda Metropolitano'.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Norvegjia mposhti 1:2 Maltën, kurse Suedia triumfoi 3:0 ndaj Ishujve Faroe.

Për fund, në grupin J, Italia 'shpartalloi' Armeninë duke e mposhtur me rezultat 9:1.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Greqia mposhti 2:1 Finlandën, kurse Bosnja triumfoi 0:3 në udhëtim te Lihtenshajni.

Italia dhe Finlanda janë të kualifikura në grup me 30 pikë, respektivisht 18 pikë.

Më poshtë mund ta shikoni listën e Kombëtareve të kualifikuara deri më tani për në 'Euro 2020':/Zëri.info.

Anglia
Gjermania
Austria
Belgjika
Kroacia
Spanja
Finlanda
Franca
Italia
Holanda
Polonia
Çekia
Rusia
Suedia
Turqia
Ukraina
Portugalia
Zvicra
Danimarka./Zëri.info