Challandes tregohet i sinqertë: Ky futbollist i Kosovës, është 'numër një' për mua

Challandes tregohet i sinqertë: Ky futbollist i Kosovës, është 'numër një' për mua

Sport November 18, 2019 - 18:22
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për mungesën e Vedat Muriqit në dy ndeshjet e fundit të Kosovës.

Trajneri Challandes ka fjalë të mëdha për futbollistin prizrenas.

"Vedat Muriqi është lojtar cilësor, për mua është numër një", tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Por, ne e kemi pasur Atdhe Nuhiun, që shënoi një gol në Çeki. Gjithashtu e kemi pasur edhe mungesën e Zenelit, që ka qenë lojtar i shkëlqyer", vlerësoi Challandes.

"Por, ne do të duhet të luajmë edhe me lojtarë të tjerë. Mund të jetë e rëndësishme që numrat 13, 14 dhe 15 të luajnë mirë sepse mund të kemi edhe lëndime tjera", potencoi Challandes.

"Vedati ishte i rëndësishëm për ne në këto dy ndeshje. Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse Muriqi do të luante në dy ndeshjet e fundit", shtoi ai./Zëri.info