Mikpritja ndaj anglezëve, reagon edhe Ismet Munishi

Mikpritja ndaj anglezëve, reagon edhe Ismet Munishi

Sport November 18, 2019 - 12:36
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Anglia në ndeshjen e fundit të saj në kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info

Verdhekaltrit u mposhtën 4:0 nga “Tre Luanët” në “Fadil Vokrri”.

Sidoqoftë, rezultati u vu në plan në dytë nga atmosfera e jashtëzakonshme e krijuar nga tifozët e Kosovës dhe ata të Anglisë në rrugët e Prishtinës dhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Madje, pritja e mrekullueshme që iu bë anglezëve zuri ballinat e medieve të njohura britanike dhe jo vetëm.

Ndërkohë, sa i përket pritjes është krijuar debat edhe në Kosovë.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili momentalisht është në krye të Ballkanit, ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” sa i përket kësaj çështje.

Ky është postimi i tij i plotë:

A ka mundesi me ditë, sepse nuk e kuptova hala ,a bonum mire a keq qe i mirpritëm Anglezt ? ë. O popull pellazg qonu punoni se Anglezt jon shku ne shpi.