Fenerbahce ia cakton çmimin Muriqit, reprezentuesi kosovar mund të largohet nga klubi turk

Fenerbahce ia cakton çmimin Muriqit, reprezentuesi kosovar mund të largohet nga klubi turk

Sport November 18, 2019 - 12:11
Detajet

Klubi turk, Fenerbahce është në gjendje ta pranojë shitjen e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi nëse vjen oferta e duhur, transmeton zeri.info

Madje, Fenerbahce edhe ia ka caktuar çmimin futbollistit që e transferoi gjatë verës që e lamë pas.

Klubi turk kërkon 20 milionë euro për shërbimet e ish-sulmuesit të Lirisë së Prizrenit.

Ersun Yanal ka thënë se Muriqi është një lojtar i domosdoshëm për ekipin, por jo edhe i pashitshëm.

“Secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro, mund ta transferojë Vedat Muriqin. Ka shumë skuadra të interesuara të interesuara për të dhe ne jemi të hapur kurdo për bisedime” ka deklaruar Yanal.

Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Fenerbahces, derisa ka shënuar 7 gola deri më tani.