Kompania e njohur britanike e basteve shkruan për Kosovën: Gjëja më e mirë që e kam parë në futboll për një kohë të gjatë
Foto: Laura Hasani

Kompania e njohur britanike e basteve shkruan për Kosovën: Gjëja më e mirë që e kam parë në futboll për një kohë të gjatë

Sport November 18, 2019 - 12:01
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht mbrëmë nga Anglia në ndeshjen e xhiros së fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan zeri.info

“Dardanët” u mposhtën 4:0 në “Fadil Vokrri”.

Por, atmosfera nga të dyja tifozëritë ishte e jashtëzakonshme, derisa mediet e huaja kanë shkruar për mikpritjen e kosovarëve ndaj anglezëve.

Kompania e njohur britanike e basteve “BetVision” ka shkruar për atmosferën e shkëlqyeshme në Prishtinë.

“Gjëja më e mirë që e kam parë në futboll për një kohë të gjatë. Me aq shumë negativitet në ditët e sotme, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljet e këqija të tifozëve, por një gjë e tillë, ky është klas. Respekti është i dyanshëm Kosovë”, shkruan kjo kompani në “Twitter”./Zëri