Ish-bashkëlojtari e ‘godet’ Hazardin: Lojtari më dembel me të cilin kam luajtur

Ish-bashkëlojtari e ‘godet’ Hazardin: Lojtari më dembel me të cilin kam luajtur

Sport November 18, 2019 - 11:55
Detajet

Ish-futbollisti i Chelseat, John Obi Mikel thotë se Eden Hazard është lojtari më dembel me të cilin ka luajtur, derisa insiston se Hazard mbetet një lojtar i shkëlqyeshëm, transmeton zeri.info

Obi Mikel kishte luajtur 11 edicione te Chelsea, katër prej të cilëve së bashku me Hazardin, derisa sot luan në Turqi.

“Lojtari më dembel me të cilin kam luajtur është Eden Hazardi. Hazard është një talent i jashtëzakonshëm, ndoshta jo aq i mirë sa Messi, por ai mund të bëjë çfarë të dojë me topin në këmbët e tij”, tha ai./Zëri