Ylli i Kombëtares angleze i zgjedh këto fjalë për Kosovën

Ylli i Kombëtares angleze i zgjedh këto fjalë për Kosovën

Sport November 18, 2019 - 11:48
Detajet

Kombëtarja e Anglisë ka mbetur e mahnitur me mikpritjen në Kosovë, shkruan Zëri.info.

Tifozët nga Kosova u kanë rezervuar anglezëve një pritje të jashtëzakonshme.

Ndërsa ylli tjetër anglez, Ben Chilwell, i cili aktivohet me Leicester Cityn i ka përshkruar tifozët e Kosovës si ”më të mirët” në llogarinë e tij personale në Twitter, duke shpërndarë postimin e Maguire.

Image

Ndryshe, Anglia mposhti Kosovën me rezultat 4-0 duke i shkaktuar humbjen e parë në Prishtinë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fushatës eliminatore për Euro 2020.

Kosova nuk arriti që të kualifikohet nga kjo fushatë derisa shpresat mbeten që ta ‘prejë’ një ‘biletë’ nga Liga e Kombeve ku është kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë me Maqedoninë Veriore luhet në mars. Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi. /Zëri.info