Reagon Kombëtarja e Anglisë: Faleminderit Kosovë

Reagon Kombëtarja e Anglisë: Faleminderit Kosovë

Sport November 18, 2019 - 11:15
Detajet

Faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë në rrjetet sociale e ka falënderuar publikisht Kosovës për mikpritjen që iu rezervua të dielën në Prishtinë në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian Euro 2020, shkruan Zëri.info.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shkruhet: “Faleminderit Kosovë”.

Image

Kujtojmë se që nga aeroporti e deri në largim nga vendi jonë, anglezëve iu rezervua një mikpritje speciale.

Kjo falë kontributit që ka dhënë ky shtet në luftën e fundit në Kosovë.

Ndryshe, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Anglia arriti fitore me rezultat 4:0. /Zëri.info

Image