Fotografi anglez me fjalë të mëdha për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Fotografi anglez me fjalë të mëdha për Kosovën

Sport November 18, 2019 - 09:17
Detajet

Kosova u mposht mbrëmë 4:0 nga Anglia në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e saj të fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan zeri.info

Për fotografin anglez, Steven Paston kjo ishte ndeshja e parë si mysafire e Anglisë në detyrë.

Ai thotë se e ka shijuar shumë aventurën e tij në Kosovë.

“Unë e kam shijuar shumë mbulimin e ndeshjes sime të parë me Anglinë si mysafir në Prishtinë, Kosovë. Njerëzit kanë mbajtur marrëdhëniet e ngushta që prej luftës në Kosovë dhe i mirëpresin të gjithë, këtu janë disa nga fotot e mija të preferuara që i kam bërë gjatë ditëve të fundit”, ka shkruar Paston në “Twitter”./Zëri