Mediumi anglez: Dashuria e madhe e Kosovës për Anglinë, një ndryshim të madh ndaj huliganizmit të turpshëm

Mediumi anglez: Dashuria e madhe e Kosovës për Anglinë, një ndryshim të madh ndaj huliganizmit të turpshëm

Sport November 18, 2019 - 09:06
Detajet

Vendi është thellësisht i ndarë, ka zgjedhje të përgjithshme midis dy liderëve më pak të njohur në histori dhe një anëtar i lartë i mbretëror flet për gjëndrat e tij të gabuara të djersës në një televizion kombëtar, shkruan e përditshmja angleze “The Sun”, transmeton zeri.info

Por, diku thellë në Ballkan, është një shtet që na do me përkushtim.

Dhe për këtë fakt, vizita në Kosovë ishte një udhëtim si asnjë tjetër i Anglisë, shkruan “The Sun”.

Pa huliganizëm, pa vërshëllima ndaj himneve kombëtare apo policë të tepruar aty.

Kosovarët janë përjetësisht mirënjohës ndaj Britanisë për rolin e qeverisë së Tony Blairit në dërgimin e trupave të NATO-s në tokën e tyre të shkatërruar nga lufta, duke i larguar serbët dhe duke e shpallur pavarësinë.

Image

Spikeri i ndeshjes në “Fadil Vokrri” e hapi mbrëmjen me këto fjalë: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë natë të mrekullueshme. Angli mirëserdhe në Kosovë. Ne jemi gjithmonë mirënjohës për përkrahjen tuaj në ditët tona më të vështira kur Mbretëria e Bashkuar iu bashkua aleatëve për ta çliruar Kosovën. Tani jemi këtu së bashku pas 20 vjetëve”.

Dhe pasi tifozët vendas valëviten flamujt anglez, e pastaj thirrën emrat e futbollistëve mysafirë kur u njoftuan skuadrat, ai shtoi: “Zoti e bekoftë Anglinë”./Zëri

Image