Morata do të luftojë për një vend në “EURO 2020”

Morata do të luftojë për një vend në “EURO 2020”

Sport November 18, 2019 - 08:39
Detajet

Alvaro Morata është betuar që do të vazhdojë të luftojë për të siguruar një vend në skuadrën e Spanjës në Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info 

Sulmuesi i Atletico Madridit u rikthye në përfaqësuesen e Spanjës këtë muaj dhe shënoi gol në fitoren 7:0 ndaj Maltës të premten e kaluar.

“Unë kam besim në fushë dhe e di se do të jap gjithçka gjatë këtij edicioni në mënyrë që të jem në Kampionatin Evropian”, ka thënë Morata.

“Nuk do të ketë hapësirë për të gjithë. Unë dua të vazhdoj, të bëj gjithçka që mundem për Atleticon dhe Spanjën. Nëse luaj mirë në klub, Evropiani do të jetë më afër në fund të edicionit sigurisht”, shtoi ai./Zëri