Arsenali dhe Unitedi do të mbesin sërish jashtë Championsit

Arsenali dhe Unitedi do të mbesin sërish jashtë Championsit

Sport November 18, 2019 - 08:28
Detajet

Trajneri i njohur anglez, Harry Redknapp nuk pret që Arsenali dhe Manchester Unitedi të jenë në mesin e katër ekipeve më të mira në Premierligë, transmeton zeri.info 

“Topçinjtë” dhe “djajtë e kuq” nuk arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve gjatë edicionit të kaluar, duke e mbyllur edicionin në pozitat pesë dhe gjashtë, derisa Redknapp nuk e pret kualifikimin e tyre në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube as gjatë këtij stinori.

Arsenali momentalisht zë pozitën e gjashtë në tabelë, derisa Manchester Unitedi zë vendin e shtatë. Ndërkohë, ish-skuadra e Redknappit, Tottenham është në vendin e 14-të.

“Tottenhami i ka të gjitha tani për të hyrë në katërshen e parë këtë vit. E vetmja gjë në favor të tyrin tani është se Arsenali duket shumë i dobët. Chelsea është duke bërë mirë, ata do të jenë sfidues. Leicesteri do të luftojë aty. Por, kur shikoni Arsenalin dhe Manchester Unitedi dyshoni nëse ata do t’ia dalin këtë vit. Unë mund të shoh se këto dyja nuk do të arrijnë në katërshen e parë, përveç nëse ka një përmirësim të madh”, tha Redknapp./Zëri