Ushton Tirana nga 'Plisat', ky është mesazhi i tyre

Ushton Tirana nga 'Plisat', ky është mesazhi i tyre

Sport November 17, 2019 - 23:57
Zbuloni detajet

Tifozët e flaktë të klubeve të Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë, "Plisat" edhe të dielën mbrëma i kanë dhënë zemër Kombëtares së Shqipërisë, raporton Zëri.info.

"Plisat" kanë qesë shumë të zhurmshëm me përkrahjen e tyre në ndeshjen Shqipëri - Francë e cila u zhvillua në stadiumin e ri të Kombëtares "Air Albania" në Tiranë.

Ata e kanë zbuluar edhe një banderolë: "Këtu plisi merr shkëlqim, këtu strehë ka ideali", shkruhet në mesazhin e "Plisave".

Image

Këngët e tyre nuk i kanë ndalur nëpër rrugët e kryeqyteti shqiptar gjatë gjithë ditës së sotme.

Ndryshe, Shqipëria humbi nga Franca me rezultat 2:0.

Kjo ishte ndeshja e fundit kualifikuese për Shqipërinë në fushatën eliminatore "Euro 2020".

Kombëtarja kuqezi nuk e arriti kualifikimin. /Zëri.info