Rashkaj: Faleminderit për përkrahjen, shpresojmë t'iu shpërblejmë me kualifikim në 'Euro 2020' në mars

Rashkaj: Faleminderit për përkrahjen, shpresojmë t'iu shpërblejmë me kualifikim në 'Euro 2020' në mars

Sport November 17, 2019 - 23:58
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës mbylli me humbje ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, përmes rrjeteve sociale, mesfushori i Kosovës Anel Rashkaj ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe.

“Faleminderit shumë për përkrahjen e madhe. Shpresojmë në mars te ju shpërblejmë me kualifikim në Evropian”, ka shkruar Rashkaj në 'Facebook'.

Ndryshe, Kosova do të ketë mundësi ta arrijë 'Euro 2020' përmes play-offit të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut më 26 mars, kurse pas pesë ditësh, në rast të fitores në Shkup, me fituesin e ndeshjes Bjellorusi - Gjeorgji në finale./Zëri.info