Mbrojtësi i Manchester Cityt i mahnitur nga atmosfera në 'Air Albania Stadium': Për ne ishte hera e parë..

Mbrojtësi i Manchester Cityt i mahnitur nga atmosfera në 'Air Albania Stadium': Për ne ishte hera e parë..

Sport November 17, 2019 - 23:50
Detajet

Franca ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 0:2, në sfidën inauguruese të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium”. 

Një përballje historike, teksa vlen të theksohet atmosfera elektrizuese në shkallët e stadiumit, shkruan Zëri.info.

Plot 22 mijë tifozë, mbështetën djemtë kuqezinj përballë kampionëve të Francës.

Ndeshja ishte e kuptueshme se do të jetë e vështirë për Shqipërinë pasi kishin përballë një Superfuqi, por ja që ata duhet pranuar që u mbajtën mirë edhe pse pranuan dy gola.

Pas ndeshjes, ka folur edhe mbrojtësi i Manchester Cityt Benjamin Mendy, i cili përfaqëson Francën, teksa ai ishte i mahnitur nga atmosfera në stadium.

“Ishte shumë e vështirë pasi që Shqipëria luante për herë të parë në këtë stadium. Atmosfera ishte e mrekullueshme për ata por jo për neve”, ka thënë Mendy.

“Ne kishim nevojë të qëndronim në vendin e parë në grup andaj kishim nevojë për pikët në krahasim me Shqipërinë. Shqipëria luajti shumë mirë dhe bënë presion të madh. Për ne ishte hera e parë që luanim me formacion të tillë, ishte sistem i ri po ne ja dolëm dhe jam i lumtur”, theksoi anëtari i Manchester City./Zëri.info