O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

Sport November 17, 2019 - 23:39
Lexoni detajet!

Ish-ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli.

Ai tha për Indeksonline se Kosova jo vetëm në këtë takim, por në tërë kampanjën eliminatore ka bërë paraqitje të mira, por janë shumë hezitues dhe i fiksohen daljes në sulm.

LEXO EDHE: Ambasada Britanike: Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm i ekipit të Kosovës për kualifikimet Euro 2020!

Ish-diplomati britanik cilësoi Mergim Vojvodën si më të mirin nga kampi kosovarë, ndërsa tha se as Anglia nuk ishte më e mirë, por shumë më konkrete.

O’Connell në stadium e shoqëroi i biri i tij, teksa kishte të veshur fanellën e kombëtares kosovare.Image